Lidhje

Shtajnmajer: SHBA - Rusi kanë shanse për marrëveshje të reja


Ministri i Jashtëm gjerman tha se presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara dhe ai i Rusisë kanë krijuar gjatët vitit të fundit mundësi për arritjen e marrëveshjeve të reja lidhur me armët dhe çështjet e sigurimit.

Frank-Valter Shtajmajer në fjalimin që mbajti në Mynih në hapje të konferencës së 45-të, tha se si presidenti Barak Obama edhe presidenti rus Dmitri Medvedev vijnë nga një brez pa ndikime nga lufta e ftohtë. Ai u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të mos lejojnë t’u shpëtojë mundësia për t’u shkëputur nga e kaluara.

Nënpresidenti Xho Bajden përfaqëson Shtetet e Bashkuar në takimin tre ditor. Ai do të zhvillojë takime dypalëshe me zyrtarë nga Gjermania, Polonia, Ukraina, Franca, Britania dhe aleanca e Natos.

Para sesionit të hapjes sot, kryetari i parlamentit të Iranit Ali Larijani u takua me kreun e agjencisë bërthamore të OKB-së Mohamed ElBaradei.

Programi bërthamor i Iranit ka qenë subjekt i mbikëqyrjeve intensive nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Gjermania dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë përpjekur të ndalin Iranin të pasurojë uraniumin që mund të përdoret për armë bërthamore. Irani thotë se programi i tij ka synime paqësore.

XS
SM
MD
LG