Lidhje

Ministri Mujota nën sulm nga ish-pjesëtarë të TMK-së


Ish pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës kërkuan sot shkarkimin nga detyra të Ministrit të Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota, komandantit të kësaj force Sylejman Selimi dhe zëvendësit të tij Rrahman Rama.

Të pakënaqur me procesin e përzgjedhjes së pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ata kritikuan zyrtarët e lartë të kësaj force për mënyrën e udhëheqjes së këtij procesi.

Në një protestë që u mbajt sot, para ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ish-pjesëtarët e TMK-së i bënë thirrje qeverisë që deri të hënën të merr një vendim për rishikimin e procesit të përzgjedhjes së pjesëtarëve të FSK-së, ndërsa paralajmëruan protesta të vazhdueshme në rast se qeveria nuk i përmbush kërkesat e tyre.

Autoritetet ndërkaq nuk i komentuan këto kërkesa por përsëritën angazhimin e tyre për shqyrtimin e çdo ankese lidhur me këtë proces.

Nga 3000 pjesëtarë të TMK-së, vetëm 1300 kanë arritur të bëhet pjesë e FSK-së, e cila gjithsej do të ketë rreth vetes 2500 pjesëtarë aktiv dhe 800 pjesëtar rezervë. //ad//

XS
SM
MD
LG