Lidhje

SHBA: Senati në seancë të jashtëzakonshme për ekonominë


Senati amerikan është mbledhur sot në një seancë të jashtzakonshme për të debatuar mbi planin prej milarda dollarësh për stimulimin e ekonomisë amerikane.

Shumica demokrate në Senat dhe një grup i vogël republikanësh arritën mbrëmë një marrëveshje pasi ranë dakord që paketa financiare të ulet me 110 miliardë dollarë.

Udhëheqësit e Senatit thonë se kanë mbështetje të mjaftueshme për ta miratuar paketën, e cila tani kap shumën prej 780 miliardë dollarësh.

Por udhëheqësit republikanë vazhdojnë ta kundërshtojnë projektin e paraqitur. Ata janë ankuar se paketa kushton shumë dhe përmban shpenzime të kota.

Kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane, Majkëll Still thotë se familjeve amerikane u duhen dhënë më shumë para në formën e uljes së taksave. //ek//



XS
SM
MD
LG