Lidhje

Shqipëri: Investime të reja në qytetin bregdetar të Sarandës


Në bregdetin jugor të Shqipërisë ka tashmë disa projekte zhvillimi. Në Sarandë po bëhet një investim në rrugën hyrëse, i cili pritet të lehtësojë ndjeshëm fluksin e turistëve gjatë verës. Ndërkaq në Portin detar të Sarandës, autoritetet vendosën të mos ndryshojnë tarifat për hyrjen e vizitorëve të huaj.

Krahas investimeve në qytetin e Sarandës, segmenti rrugor nga Saranda në Vlorë është kthyer në një kantier ndërtimi, i cili pritet të mbyllet mesin e këtij viti. Ndërkaq në Gjirin e Kakomesë sapo kanë nisur punimet për një kompleks turistik. Por çështja e pronave dhe ajo e ndërtimeve pa kriter vazhdojnë të bartin mjaft probleme në këtë rajon dhe të ndezin herë pas here edhe tensione. Gjatë ditëve në vazhdim ju do të ndiqni disa kronika nga bregdeti.

XS
SM
MD
LG