Lidhje

Kirgistan: Komisioni parlamentar miraton mbylljen e një baze amerikane


Në Kirgistan, Komisioni parlamentar për çështjet e mbrojtjes miratoi sot vendimin e qeverisë për mbylljen e një baze amerikane, e cila përdorej për të furnizuar trupat amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.

Votimi para gjithë parlamentit mbi këtë çështje mund të mbahet këtë javë.

Deri sot në mëngjes, një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit tha se nuk kishin marrë ndonjë njoftim zyrtar nga Kirgistani lidhur me statusin e bazës ajrore Manas. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të kontaktoujnë zyrtarët kirgizë lidhur me këtë çështje.

Në bazë të marrëveshjes së tyre, Kirgistani duhet të njoftojë Shtetet e Bashkuara 180 ditë para mbylljes së bazës.

Po sot, një zyrtar kirgiz tha se qeveria e atij vendi do të dërgojë në parlament një projekt-ligj të ri këtë javë për t’u dhënë fund të gjitha marrëveshjeve për dislokimin e trupave të koalicionit në bazën Manas. Një ligj i tillë do të përfshinte edhe vende të tjera të koalicionit, përveç Shteteve të Bashkuara. (ze)

XS
SM
MD
LG