Lidhje

Sllovenia ratifikon protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në Nato


Parlamenti i Sllovenisë votoi sot në favor të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në Nato. Ky vendim u njoftua në Tiranë nga ministria e Jashtme.

Sllovenia bëhet kështu vendi i 21 që ratifikon këtë akt të rëndësishëm që hap dyert e anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në Nato në takimin e nivelit të lartë të Aleancës në pranverën e këtij viti. 10 ditë më parë, si në Shqipëri ashtu dhe në Kroaci u përcoll me shqetësim shtyrja e votimit për këtë çështje, e cila u provokua për shkak të përplasjeve të brendshme politike mes pozitës dhe opozitës sllovene, por edhe disa mosmarrëveshjeve të këtij vendi me Kroacinë.

Protokolli i anëtarësimit në Nato mbetet për t’u ratifikuar edhe nga 5 vende të tjera. Greqia, siç njoftoi sot në Tiranë ministrja e saj e jashtme Dora Bakojanis do ta votojë protokollin javën e ardhshme. //ad//

XS
SM
MD
LG