Lidhje

Reagime për plagosjen e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni


Plagosja me armë zjarri e antarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, nxiti sot reagime të forta të përfaqësuesve më të lartë shtetërorë dhe politikë të Tiranës. Ata e vizituan zotin Nuni në spital ku ai po mjekohet në spital jashtë rrezikut për jetën, duke bërë thirrje për mbrojtjen e njerëzve të drejtësisë dhe forcimin e shtetit ligjor.

Presidenti Bamir Topi deklaroi, pasi vizitoi gjyqtarin e plagosur, se kjo është një ngjarje tepër e rëndë për të cilën duhet të reflektojnë të gjithë.

“Është shumë e rëndësishme që të forcohet shteti ligjor, ku çdo qytetar i Shqipërisë të jetë i sigurtë kudo ku ai punon dhe jeton. Besoj se ka vend për përmirësim të ligjit dhe përkushtimit të njerëzve që kanë për detyrë të parandalojnë këto situata” - tha zoti Topi.

Gjykata e Lartë nxorri një deklaratë ku theksohet se plagosja e një antari të saj është një goditje ndaj sistemit gjyqësor në tërësi.

“Ngjarje të tilla - thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë - janë shqetësime për të gjithë shoqërinë shqiptare dhe kërkohet mbrojtje sipas ligjit e punonjësve të drejtësisë. Gjykatësve duhet t’u garantohen masa të rrepta sigurie dhe askush nuk duhet t’u prekë jetën dhe as dinjitetin”.

Gjykatësin e plagosur Ardian Nuni e vizituan sot edhe kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ministri i drejtësisë, Enkeled Alibeaj. Gjithashtu edhe përfaqësues të opozitës shkuan për vizitë në spital dhe shprehën shqetësim për dhunën ndaj mjekëve dhe gjyqtarëve dhe presioneve që u bëhen për shkak të detyrës.

“Jemi këtu në spital për të shprehur gjithë mbështetjen tonë morale, njerëzore, politike dhe shtetërore dhe i urojmë gjyqtarit një shërim të shpejteë. Po ashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që të gjithë të vihemi në mbrojtje të mbrojtje të gjyqtarëve dhe mjekëve. Dënojmë edhe atë politikë të mbrapshtë, e cila periodikisht përpiqet për të ulur prestigjin e institcioneve të pavarura, veçanërisht atyre të drejtësisë” - tha Gramoz Ruci përfaqësues i Partisë Scialiste.

Sistemi shqiptar i drejtësisë është në një periudhë reformi të thellë dhe vëzhguesit mendojnë se masat në mbrojtje të gjyqtarëve duhet të shkojnë në proporcion të drejtë me dënimet dhe goditjet që ata i japin krimit dhe korrupsionit. //ad//

XS
SM
MD
LG