Lidhje

CPJ: Bie numri i gazetarëve të vrarë apo burgosur gjatë 2008-s


Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve thotë se gjatë vitit 2008 ka rënë numri i gazetarëve që u vranë dhe burgosën, hera e parë që ky numër pakësohet që nga fillimi i luftës kundër terrorizmit në vitin 2001.

Në raportin e përvitshëm, organizata tha se 41 gazetarë humbën jetën në gjithë botën në vitin 2008, në krahasim me 65 që vdiqën në vitin 2007.

Komiteti njoftoi për një rënie të ndjeshme në numrin e gazetarëve që kanë humbur jetën në Irak dhe shtoi se arsyeja ishte përmirësimi i gjendjes së sigurisë dhe ndoshta edhe pakësimi i numrit të korrespondentëve të huaj në Bagdad.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e përshëndeti lajmin e mirë, por paralajmëroi se gazetarët në gjithë botën ende vihen në shënjestër.

Organizata tha se kërcënimet aktuale ndaj lirisë së shtypit janë më të rrezikshme sesa ato të brezit të kaluar, pasi ato synojnë nxitjen e një fryme frike dhe auto-censure përmes dhunës dhe arrestimeve. //ad//
XS
SM
MD
LG