Lidhje

Presidenti francez Nikola Sarkozi viziton për herë të parë Irakun


Presidenti francez Nikola Sarkozi bëri vizitën e parë në Irak ku premtoi të ndihmojë vendin e shkatërruar nga lufta, të rindërtojë ekonominë.

Zoti Sarkozi u bëri thirrje kompanive franceze të kthehen në Irak dhe premtoi se një delegacion afaristësh do të vizitojë vendin gjatë këtij viti.

Ai foli në një konferencë shtypi në Bagdat pas takimeve me presidentin Jalal Talabani dhe kryeministrin Nouri al-Maliki.

Zoti Sarkozi është presidenti i parë francez që viziton Irakun. Franca kundërshtoi ashpër ndërhyrjen amerikane në vitin 2003 që tensionoi marrëdhëniet SHBA- Francë.

Zyrtarët thanë se Franca ka në plan të ndërtojë një ambasadë të re në Bagdat dhe të hapë konsullata në Irbil dhe Basra. (ze)

XS
SM
MD
LG