Lidhje

Ndërtimet pa leje në Jalë nxisin debate mes banorëve


Në bregdetin jugor të Shqipërisë nga Vlora në Sarandë çështja e ndërtimeve të paligjshme është nga më problematiket. Ditët e fundit ka pasur debate të forta në Shqipëri lidhur me prishjen e disa ndërtimeve në bregdetin e Jalës dy vjet më parë. Debatet erdhën pas njoftimeve, se një raport i një Komisioni Inspektimi të Bankës Botërore, ka gjetur probleme në një projekt në këtë zonë që financohet nga kjo bankë.

Banorët e Jalës thonë se ndërtimet që iu prishën atyre, ishin vërtet të paligjshme, por ishin ngritur në trojet e tyre. Banorët kërkojnë dëmshpërblim për dëmet, por ndërkohë nuk ka asnjë proces të hapur gjyqësor në gjykatat shqiptare. Banorët thonë se e kanë paraqitur shqetësimin e dëmshpërbilimit edhe tek përfaqësuesit e Bankës Botërore, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

XS
SM
MD
LG