Lidhje

Sot fillojnë ceremonitë e 200-vjetorit të Abraham Linkolnit


Presidenti amerikan Barak Obama shkon sot në Springfild të Ilinoit, vendlindja e Abraham Linkolnit, për të kujtuar 200 vjetorin të lindjes së ish-Presidentit amerikan.

Shumë amerikanë e konsiderojnë Linkolnin si Presidentit më të madh. Linkolni ishte president në vitet 1860, në periudhën e Luftës Civile, kur vendi ishte i ndarë për çështjen e skllavërisë. Abraham Linkolni nënshkroi Proklamatën e Emancipimit, që filloi procesin e lirimit të skllevërve zezakë.

Zoti Obama, Presidenti i parë afrikanë amerikan i SHBA, mori pjesë mbrëmë në një dramë që u shfaq në Teatrin historik Ford të Washingtonit, ku Linkolnin e vranë në vitin 1865. Tema e dramës ishte një biografi e ish-presidentit amerikan.

Zoti Obama shpeshherë i është referuar Linkolnit gjatë fushatës së tij presidenciale, për të shprehur nderimin ndaj tij dhe duke bërë një paralelizëm mes tij dhe ish-presidentit amerikan.//lk




XS
SM
MD
LG