Lidhje

Rusia e interesuar në lidhje me përfitim të dyanshëm me NATO-n


Presidenti rus Dimitri Medvedev thotë se vendi i tij është i interesuar në lidhje me përfitim të dyanshëm me NATO-n, përderisa këto lidhje dhe bashkëpunime nuk vënë në shenjestër një vend të tretë.

Zoti Medvedev i bëri komentet sot gjatë një takimi në televizion me ambasadorin rus në NATO, Dimitri Rogozin. Ai tha se administrata e tij është gati të diskutojë një gamë të gjerë temash, duke përfshirë krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe konfliktet ushtarake.

Analistët thonë se komentet e zotit Medvedev janë përgjigje e asaj që udhëheqësit rusë po e cilësojnë si ton pozitiv të administratës amerikane të presidentit Barak Obama.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov bëri një vlerësim të ngjashëm sot në takimin e përfaqësuesve të organizatave joqeveritare në Moskë.

Në fillim të kësaj jave, zëvendës kryeministri rus Sergei Ivanov e përshkroi si shumë pozitive thirrjen e zëvendës presidentit Xho Bajden për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën. (ze)

XS
SM
MD
LG