Lidhje

Avni Spahiu: Numri i njohjeve për Kosovën, jo për t'u shqetësuar


I ngarkuari me punë i Kosovës në Uashington, Avni Spahiu tha se në takimet me zyrtarët amerikanë, ata i kanë shprehur angazhimin se SHBA do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën.

Ai tha se numri prej 54 vendesh që e kanë njohur Kosovën nuk është i vogël dhe është afërsisht i njëjtë me vendet e tjera që dolën nga ish-Jugosllavia për të njëjtën periudhë kohe. Ky numër nuk është për t'u shqetësuar, tha përfaqësuesi i Kosovës.

Zoti Spahiu tha se ofensiva diplomatike serbe për mos njohjen e Kosovës është destruktive por diplomacia e Kosovës nuk vepron si inerci ndaj gjërave që ndodhin në Serbi.

Diplomacia e Kosovës, tha ai, vepron që në çdo moment të mbrojë interesat e Kosovës dhe që Kosova të dëshmojë rolin konstruktiv dhe qetësues në rajon.

XS
SM
MD
LG