Lidhje

Parlamenti shqiptar, letër Gjykatës Kushtetuese për ligjin e dosjeve


Në Shqipëri Parlamenti i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkon të mos marrë një vendim për pezullimin e ligjit, siç është kërkuar në ankimimin e bërë pranë kësaj gjykate nga opozita. Në letër shërbimi legjislativ i Parlamentit i kujton gjithashtu gjykatës faktin, se disa anëtarë të saj mund të jenë subjekt i ligjit, gjë e cila i ve ata sipas Parlamentit, në situatën e një konflikti interesi. Letra dërgohet në të njejtën ditë, kur Bashkimi Europian kërkoi publikisht, që Gjykata Kushtetues duhet të jetë në gjendje të marrë një vendim, përpara se ligji të nisë të zbatohet.//lk

XS
SM
MD
LG