Lidhje

Një gjeneral izraelit kritikon politikën e jashtme turke


Komentet e një gjenerali të lartë izraelit po rindezin tensionet mes Izraelit dhe Turqisë.

Komentet e Gjeneral Majorit Avi Mizrahi pasojnë ato të kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan i cili kritikoi kohët e fundit ofensivën izraelite në Gazë.

Sipas mediave, gjenerali Mizrahi tha se çdo kritikë e bërë ndaj Izraelit është hipokrizi pasi siç tha ai “ushtria turke po pushton Qipron, po shtyp pakicën kurde dhe është fajtore për masakrimin e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore”.

Ushtria turke paralajmëroi se komentet mund të dëmtojnë marëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa ministria e jashtme turke bëri një notë proteste ndaj ambasadorit izraelit në Turqi. //ek

XS
SM
MD
LG