Lidhje

Shpërthim në Mitrovicën veriore, nuk ka viktima


Policia në Kosovë njofton se persona të panjohur hodhën një granadë në qytetin e Mitrovicës, duke shkaktuar dëmtime të vogla, por jo viktima.

Një zëdhënës i policisë tha se incidenti ndodhi mbrëmë vonë, në pjesën e qytetit të banuar nga serbët.

Policia lokale dhe paqeruajtësit e NATO-s shkuan menjëherë në vendin ku ndodhi sulmi dhe po zhvillojnë hetime. Mitrovica mbetet e ndarë nga ura mbi lumin Ibër, në njërën anë të së cilës banojnë shqiptarë dhe në anën tjetër serbë.

Tensionet mbeten të larta në këtë qytet edhe tani, kur mbushet një vit (më 17 shkurt) nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Serbia, e mbështetur nga aleatja e saj tradicionale, Rusia, refuzon ta njohë pavarësinë.//lk

XS
SM
MD
LG