Lidhje

Ushtria amerikane zgjeron rekrutimin e imigrantëve


Një artikull i gazetës Nju Jork Tajms thotë se ushtria amerikane do të nisë rekrutimin e imigrantëve që janë në Shtetet e Bashkuara me viza të përkohshme duke u dhënë atyre shansin të bëhen shtetas amerikanë branda 6 muajve.

Sipas gazetëts, do të jetë hera e parë pas Luftës së Vietnamit që forcat e armatosura amerikane do të jenë të hapura ndaj imigrantëve të përkohshëm me kushtin që ata të kenë jetuar në Shtetet e Bashkuara të paktën dy vjet.

Zyrtarë të Pentagonit thonë se procesi i rekrutimit do të nisë pasi Departamenti i Sigurisë Kombëtare të zyrtarizojë një ligj imigracioni ditët e ardhshme.//mm//

XS
SM
MD
LG