Lidhje

Dy nëndetëse me fuqi bërthamore përplasen në ujërat e Atlantikut


Marina Mbretërore Britanika ka konfirmuar se një nga nëndetëset e veta e pajisur me armë bërthamore u përplas me një nëndetëse të fuqisë së njëjtë franceze në fillim të këtij muaji në Oqeanin Atlantik.

Zyrtari më i lartë i marinës britanike, Admirali Xhonatan Bend, tha se britanikja HMS Vanguard u përplas me nëndetësen franceze Le Triomphant gjatë patrullimeve në Oqeanin Atlantik. Ai tha se nuk ka pasur viktima dhe se nëndetëset nuk kishin pësuar dëmtime.

Mediat britanike thonë se aksidenti mendohet të ketë ndodhur në datën 3 ose 4 shkurt. Sipas njoftimeve rreth 250 marinarë ndodheshin brenda nëndetëseve.

Mbështetësit e çarmatimit bërthamor në Francë dhe Britani kanë dënuar ushtrinë pasi ajo nuk ka arritur të parandalojë aksidentin dhe të njoftojë mbi ngjarjen. //ek

XS
SM
MD
LG