Lidhje

Sekretarja Klinton paralajmëron Phenianin



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i bëri thirrje Koresë së Veriut që të mos zbatojë planin e saj për të provuar një raketë me rreze të gjatë veprimi.

Diplomatja më e lartë amerikane i bëri këto komente sot në Tokio gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e saj japonez, Hirofumi Nakasone. Ajo u tha gazetarëve se një hap i tillë nga Penjani do të ishte ‘shumë i padobishëm.’

Koreja e Veriut bëri një deklaratë dje në të cilën thoshte se do të bëjë provën me raketën Taepodong 2, duke e cilësuar atë pjesë të një programi për zhvillimet hapsinore.

Zonja Klinton tha se administrata Obama është gati të normalizojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut nëse ajo i jep fund programit të armëve bërthamore dhe respekton marrëveshjet e saj të mëparshme.

Sekretarja Klinton mbrriti në Tokio dje, ndalesa e parë e udhëtimit të parë jashtë shtetit që kur filloi detyrën e sekretares së shtetit. Ajo e cilësoi aleancën amerikano-japoneze si një gurëthemel të diplomacisë globale të Uashingtonit.

Në rendin e ditës së sekretares Klinton janë dislutimet mbi ekonominë globale, ndryshimet klimatike, dhe situata në Afganistan dhe Pakistan.

Ajo njoftoi gjithashtu se kryeministrit japonez, Taro Aso, do të vijë në Shtetet e Bashkuara, ku të martën e ardhshme do të takohet me Presidentin Barak Obama, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë i huaj që takohet me presidentin e ri në Shtëpinë e Bardhë.

XS
SM
MD
LG