Lidhje

Kosova feston pavarësinë



Kosova sot po shënon përvjetorin e parë të pavarësisë së saj. Nëpër rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera të Kosovës, mijëra qytetarë po kremtojnë duke bartur flamuj të Kosovës, flamuj kombëtar, amerikan dhe të shteteve të tjera që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një mbledhje solemne të parlamentit të vendit, udhëheqësit politikë bënë thirrje për qetësi dhe pajtim. Ata i bënë thirrje edhe Beogradit që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe që të dyja vendet të fillojnë procesin e pajtimit historik.

Beogradi i mbështetur nga Rusia, vazhdon të kundërshtojnë ashpër pavarësinë e Kosovës, të cilën deri tash e kanë njohur 54 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG