Lidhje

Greqi: Parandalohet një sulm me makinë bombë


Policia greke thotë se ka parandaluar një sulm të mundshëm me makinë-bombë para zyrave të një banke amerikane në Athinë.

Një zëdhënës i policisë tha se lënda plasëse ishte futur në bidonë benzine të fshehur brenda një makine të parkuar në lagjen periferike Kifissia.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e planifikuar. Bomba u zbulua disa orë pasi persona në motorçikleta hodhën dje një paketë të dyshimtë pranë një stacioni televiziv në Athinë. Nuk pati njoftime për dëme në njerëz.

Grupet e majta në Greqi kanë organizuar një numër sulmesh me armë zjarri gjatë javëve të fundit.

Në fillim të muajit, një grup i vetë-quajtur “Sekti Revolucionar” mori përgjegjësinë për një sulm ndaj një rajoni policie në periferi të Athinës. (ze)

XS
SM
MD
LG