Lidhje

Gejts, i kënaqur me përgjigjen e NATO-s për Afganistanin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts tha se është i kënaqur me përgjigjen e anëtarëve të Aleancës ndaj thirrjes së tij për shtimin e masave të sigurisë në Afganistan, ku do të mbahen zgjedhjet pas 6 muajsh.

Zoti Gejts tha se kolegët e tij në takimet në Poloni kanë të njëjtin mendim, se të gjitha vendet e NATO-s duhet të bëjnë më tepër për sigurinë në zgjedhjet e Afganistanit në gusht.

Shefi i Pentagonit, që ndodhet në një takim dy ditor të Ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, i cili po mbahet në Krakov të Polonisë, u tha gazetarëve se aleatët e NATO-s po diskutojnë edhe për rëndësinë e shtimit të përpjekjeve për trajnimin dhe zgjerimin e Forcës Policore afgane.

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s do të diskutojnë gjithashtu edhe për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën. (ze)

XS
SM
MD
LG