Lidhje

Çmimet Oskar 2009


Përgatitjet kanë nisur të ndjehen në Hollivud për ceremoninë e 81 të çmimeve Oskar. Rrugët rreth e rrotull teatrit Kodak, ku zhvillohet ndarja e çmimeve të artit kinematografik, janë bërë gati për ceremoninë e së dielës. Mbrëmja e madhe do të jetë nën prezantimin e Hju Xhekman.

Filmi ”Rasti i pazakontë i Benxhamin Baton, është historia e çuditshme e një njeriu, mosha e të cilit ecën mbrapsht. Ky rol i solli Brad Pitt, kandidaturën si aktori më i mirë. Filmi është kandidat në 13 kategori.

Mes kandidaturave të tjera për çmimet Oskar, ky film është kandidat për regjizorin David Fincher dhe aktoren në rolin e dytë Taraji P. Henson, si dhe për grimin.

Filmi ‘Slumdog Millionare”, i xhiruar në Indi, ka fituar 10 kandidatura, ku përfshihet dhe një për regjisorin Danny Boyle dhe një për filmin më të mirë. Filmi përqëndrohet në historinë e një djali nga Bombei, i cili është në kërkim të dashurisë dhe që fati i buzëqesh në një lojë televizive.

XS
SM
MD
LG