Lidhje

Marrëveshje Rusi-Serbi për heqjen e vizave deri në 30 ditë


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij serb Vuk Jeremiç nënshkruan një marrëveshje të përbashkët për heqjen e vizave.

Dokumenti i firmosur sot në Moskë i lejon shtetasit me dokumenta të rregullta udhëtimi të qëndrojnë në vendin tjetër deri në 30 ditë pa vizë.

Dy ministrat u thanë gazetarëve se do të bëjnë çfarë të jetë e mundur për të përshpejtuar ratifikimin e marrëveshjes në parlamentet përkatëse.

Dy zyrtarët diskutuan gjithashtu furnizimet ruse me naftë dhe gaz për në Serbi. Zoti Jeremiç u tha gazetarëve se kriza e gazit më herët këtë vit në Evropë tregon nevojën urgjente për rindërtimin e një tubacioni të ri nga Rusia në Ballkan.

Zoti Lavrov vlerësooi rritjen e tregëtisë dypalëshe dhe të bashkëpunimit ekonomik.

Ai ripohoi gjithashtu kundërshtimin e Rusisë ndaj pavarësisë së deklaruar nga Kosova një vit më parë. (ze)

XS
SM
MD
LG