Lidhje

Sekretarja Klinton takohet me zyrtarët e lartë kinezë në Pekin


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe ministri i Jashtëm kinez Jang Gje Çë do të takohen në Uashington muajin e ardhshëm për të përpunuar hollësitë rreth bisedimet mes presidentëve të të dy vendeve që do të mbahet në prill.

Zonja Klinton u takua me presidentin kinez Hu Gjintao dhe kryeministrin Uen Gjiabao në Pekin, ndalesa e fundit e turneut të saj në katër vende aziatike.

Takimi pason bisedimet me zotin Jang që u përqëndruan në bashkëpunimin më të ngushtë për ndryshimet klimatike, sigurinë dhe krizën financiare globale.

Ata gjithashtu përgatitën terrenin për një takim mes presidentit Hu dhe presidentit Obama gjatë samitit të G-20s në Londër në muajin prill. Ky do të jetë takimi i parë mes dy udhëheqësve.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina po punojnë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe duke u përqendruar në aspektet e bashkëpunimit dhe jo të mosmarrëveshjeve.

Ajo u ndal në aspektet ku Uashingtoni përpiqet të bashkëpunojë me Kinën, si lufta kundër krizës ekonomike globale dhe zbutja e ndryshimeve klimatike.

Sekretarja e Shtetit theksoi se Kina dhe Shtetet e Bashkuara po rifillojnë shkëmbimet ushtarake të cilat u pezulluan në muajin tetor kur administrata e ish Presidentit Bush njoftoi Kongresin rreth planeve për t’i shitur Tajvanit armatime me vlerë prej 7 miliard dollarësh.

Zonja Klinton tha gjithashtu se e vlerëson besimin e Kinës te bonot amerikane të Thesarit.

Të djelën zonja Klinton do të marrë pjesë në një shërbesë fetare dhe do të takohet me gra dhe drejtues të shoqërisë civile para se të kthehet në Uashington. //ii

XS
SM
MD
LG