Lidhje

Klinton i bën thirrje Kinës të vazhdojë të blejë borxhin amerikan


Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton i bëri thirrje Kinës që të vazhdojë të blejë borxhin amerikan dhe të punojë me Uashingtonin për të luftuar krizën globale.

Zonja Klinton i bëri komentet sot përpara se të largohej nga Pekini në përfundim të turneut të saj katër ditor në Azi – i pari udhëtim i saj jashtë vendit që nga emërimi në këtë detyrë.

Kryediplomatja amerikane tha se Uashingtonit i duhet të marrë më tepër para borxh nga Kina për të stimuluar ekonominë amerikane në krizë dhe për të nxitur kërkesën për produkte kineze. Ajo tha se nuk do të ishte në interes të Kinës nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje ta nxjerrin ekonominë e tyre nga recesioni.

Kina është vendi që ka blerë më shumë bono të Thesarit amerikan. Zonja Klinton tha se vazhdimi i investimit të Kinës në bonot amerikane të Thesarit është pranim i faktit se ekonomitë e dy vendeve janë të ndërlidhura.//ek










XS
SM
MD
LG