Lidhje

Administrata Obama zotohet të përgjysmojë deficitin federal


Një zyrtar i administratës Obama tha se Presidenti synon ta përgjysmojë defiçitin federal gjatë katër viteve të ardhshme,për të arritur një deficit prej 533 miliard dollarësh deri në vitin 2013.

Projekt buxheti i ri do t'i paraqitet Kongresit të enjten. Një zyrtar i qeverisë, i cili kërkoi të mos identifikohet, tha se paratë do të vijnë nga rritja e taksave për të pasurit, nga pakësimi i shpenzimeve në Irak si dhe nga përmirësimi i efektivitetet të qeverisë.

Analistët thonë se difiçiti federal amerikan për vitin 2009 është 1,2 trilion dollarë dhe kjo pa i shtuar 787 miliard dollarët e planit për stimulin ekonomik të miratuar javën e kaluar. Në fjalimin e përjavshëm për radio dhe internet të mbajtur dje, zoti Obama foli për nevojën e mbajtjes së defiçitit federal nën kontroll.

Nesër në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet një takim i nivelit të lartë ku do të diskutohet mbi përgjegjshmërinë fiskale.//mm//


XS
SM
MD
LG