Lidhje

Shkodër: Homazhe për Ipeshkvin Zef Simoni


Në Shkodër, po zhvillohen homazhe për ipeshkv Zef Simonin, i cili u nda nga jeta dje në moshen 80 vjeçare. Imzot Zef Simoni ishte një nga 4 ipeshkvijtë shqiptarë të periudhës paskomuniste, që u shuguruan nga Papa Gjon Pali i dytë, gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri, në prill 1993. Ai ishte ndër klerikët e njohur shqiptarë, që nuk iu nënshtruan diktaturës komuniste dhe që i shërbyen me përkushtim fesë dhe kombit.

XS
SM
MD
LG