Departamenti amerikan i Drejtësisë i dhuroi sot policisë shqiptare
pajisje elektronike dhe programe bashkëkohore si një ndihmë konkrete në
luftën kundër krimit. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë,
Xhon Uidhers, tha sot gjatë një ceremonie se policia shqiptare po e
rrit profesionalizmin, si në kapjen e kriminelëve ashtu edhe në
respektimin e të drejtave njerëzore.