Lidhje

Në Rusi zhvillohen protesta kundër gjendjes ekonomike


Disa mijëra protestues, mbështetës të Partisë Komuniste Ruse, protestuan kundër mënyrës sesi Kremlini po përballet me ekonominë ruse.

Protestuesit, shumë prej të cilëve mbanin në duar flamujt sovjetikë, kërkuan dorëheqjen e presidentit Dmitri Medvjedev si dhe të kryeministrit Vladimir Putin. Protestues të tjerë mbanin në duar fotot e ish diktatorit sovietik Josef Stalin teksa zhvillonin protesta kundër reformave në ushtri.

Kjo ishte protesta e fundit pas një sërë të tillash në gjithë Rusinë, në një moment kur ekonomia ruse po përkeqësohet.

Sipas dëshmitarëve policia, e pajisur me qen, monitoroi protestën, por nuk ndërhyri.

Edhe në Kiev të Ukrainës u zhvilluan protesta kundër presidentit Viktor Jushçenko. Demonstruesit, që mbështesin opozitën pro-ruse, kërkojnë që presidenti me prirje perëndimore të japë dorëheqjen.//ek

XS
SM
MD
LG