Lidhje

Tirana dhe Prishtina, dakord që Kosova të përdorë Shëngjinin


Qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës ranë dakord të shohin mundësitë që porti i Shëngjinit në veri të Shqipërisë të shërbejë si një dalje në det për Kosovën.

Tre ministra të qeverisë së Prishtinës u takuan dje në Tiranë me kryeministrin Sali Berisha ku i dorëzuan atij një letër të kryeministrit Hashim Thaçi i cili propozon ngritjen e një grupi ndërministror për këtë qëllim.

Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmëri që të investojë në portin e Shëngjinit duke u bërë bashkaksionere me shtetin shqiptar. //ii

XS
SM
MD
LG