Lidhje

Kroacia, Sllovenia nuk arrrijnë përparim për mosmarrëveshjet


Kryeministri kroat dhe ai slloven thanë se nuk arritën përparim gjatë bisedimeve që zhvilluan sot rreth mosmarrëveshjeve kufitare të cilat po pengojnë përpjekjet e Kroacisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Kryeministri slloven, Borut Pohor, dhe homologu i tij kroat, Ivo Sanader, u takuan në qytetin kufitar slloven të Mokricës dhe ranë dakord vetëm që bisedimet mbi këtë çështje duhet të vazhdojnë.

Sllovenia dhe Kroacia kanë patur mosmarrëveshje për kufijtë rreth Gjirit të Piranit që nga koha kur të dy vendet shpallën pavarësinë nga Jugoslavia në vitin 1991. Ujrat territoriale kroate nuk e lejojnë Slloveninë të ketë dalje në detin Adriatik. Ajo i ka kërkuar Kroacisë t'i lejojë anijet sllovene të dalin më lirisht në Detin Adriatik.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian thanë dje se do të ndihmojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

Kroacia shpreson të bëhet pas dy vjetësh vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian, por Sllovenia, tashmë anëtare e BE-së, ka kërcënuar të bllokojë hyrjen e Zagrebit në qoftë se nuk zgjidhet kjo mosmarrëvëshje.

Por sipas citimeve të agjencisë së lajmeve Associated Press, ministri i jashtëm francez, Bernar Kushner është shprehur se është i irrituar që BE-ja duhet të përqendrohet në një zënkë e cila ka të bëjë me disa kilometra bregdet ndërsa Bashkimi merret me çështje serioze të politikave të jashtme.//kk//

XS
SM
MD
LG