Në Maqedoni, partitë politike po zhvillojnë fushatën për zgjedhjet
presidenciale dhe vendore të 22 marsit. Në veçanti, kandidatët dhe
partitë maqedonase janë duke përdorur një retorikë të ashpër dhe shpesh
fyese ndaj kandidatit kundërshtar. Diplomatët perëndimorë u kërkojnë
partive dhe kandidatëve që të tregojnë pjekuri gjatë procesit dhe që
zgjedhjet të zhvillohen në një frymë demokratike.