Lidhje

Dalin para gjygjit përgjegjësit për arratisjen nga një burg i Greqisë


Katër roje burgu dhe një pilot helikopteri dolën para gjyqit në lidhje me arratisjen nga një burg afër Athinës të dy personave ditën e dielë.

Prokurorët morën dje në pyetje 5 të pandehurit lidhur me akuzat e përfshirjes së tyre në këtë arratisje me helikopterë nga një burg i sigurisë së lartë.

Hapja e gjyqit për tre të akuzuarit, punonjës burgu, nxiti dorëheqjen e avokatëve të disa të pandehurve.

Një roje private që punon në atë burg dhe piloti i helikopterit janë gjithashu nën arrest dhe përballen me akuza.

Policia e gjeti pilotin të lidhur brenda në helikopter pas arratisjes.

Ministri grek i Drejtësisë, Nikos Dendial ka pezulluar 8 roje burgu dhe ka pushuar nga puna 3 nëpunës të ministrisë lidhur me këtë arratisje. //ek

XS
SM
MD
LG