Lidhje

Republikanët: Ligji për ekonominë, i papërgjegjshëm


Në përgjigjen e republikanëve ndaj fjalimit, guvernatori i shtetit Luiziana, Bobi Xhindall, tha se partia e tij është e gatshme të punojë me Presidentin.

Zoti Xhindall tha se çdo njeri, pa marrë parasysh përkatësitë partiake, dëshiron që ekonomia amerikane të ripërtërihet dhe që vendi të begatohet.

Por ai shtoi se republikanët kanë përgjegjësinë të jenë të hapur dhe për të dhënë ide më të mira për rrugën përpara.

Ai paralajmëroi demokratët që të mos rrisin taksat dhe të mos venë më tepër fonde në duart e politikanëve. Ai tha se mënyra për të udhëhequr është duke i dhënë fuqi popullit amerikan.

Guvernatori Xhindall tha se ligji i propozuar nga demokratët për rritjen e ekonomisë nuk do të bëjë tjetër veçse do të rrisë qeverinë. Ai tha se plani do të shtojë taksat dhe do të ngarkojë me borxhe brezat e ardhshëm.

Guvernatori republikan e quajti të papërgjegjshëm ligjin për stimulimin e ekonomisë dhe tha se kjo nuk është mënyra për të krijuar vende pune dhe për të fuqizuar ekonominë. //ek

XS
SM
MD
LG