Lidhje

Hetuesit hollandezë në rrënojat e avionit turk


Hetuesit hollandezë po kërkojnë në rrënoja dhe po analizojnë të dhëna nga një avion i shoqërisë Turkish Airlines që u përplas dje në aeroportin e Amsterdamit, duke vrarë 9 persona.

Avioni Boing 737 kishte 127 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit kur u përplas në një fushë me baltë dhe u nda në tre pjesë.

Kryetari i bashkisë së zonës tha se 63 pasagjerë vazhdojnë të jenë në spital sot, përfshi 6 në gjendje të rëndë. Të tre pilotët turq u vranë gjatë aksidentit.

Kryetari i bashkisë tha se pasagjerët dhe ekuipazhi janë nga të paktën nëntë vende përfshirë shtatë nga Shtetet e Bashkuara dhe tre nga Britania. Shumica e pasagjerëve ishin turq dhe hollandezë. (ze)

XS
SM
MD
LG