Lidhje

Qyteti i Nju Jorkut zgjeron zyrën e martesave


Qyteti i Nju Jorkut po zgjeron zyrën e tij të martesave, ku për 60 dollarë çdo njeri mund të bëjë celebrimin dhe të marrë certifikatën në një ceremoni që zgjat vetëm dy-minuta. Zyrtarët thonë se duan ta bëjnë Nju Jorkun destinacionin kryesor për martesa, madje edhe më popullor se sa Las Vegasi, i njohur për martesat e shpejta.

Martesa në bashkinë e qytetit dikur nënkuptonte pritjen në radhë në një korridor plot me njerëz në ndërtesën e bashkisë. 40 mijë njerëz u martuan aty në vitin 2007.

Hapësira e re madhështore në ndërtesën e restauruar të vitit 1920, së bashku me një pamje të bashkisë, ku çiftet mund të bëjnë fotografi, është pjesë e përpjekjeve të bashkisë së qytetit për ta bërë Nju Jorkun vendin e martesave për turistë nga e gjithë botën. Punonjësi i bashkisë, Majkëll MekSuini thotë.

“Nuk ke nevojë të jesh banor i Nju Jorkut apo shtetas amerikan. Mund të jesh nga çdo vend i botës. Ne kërkojmë vetëm një pasaportë të vlefshme dhe kjo mjafton për t’u martuar në qytetin e Nju Jorkut.”

Çiftet duhet të marrin së pari çertifikatën e martesës. Pas 24 orësh ata mund të kthehen për t’u martuar nga zoti MekSuini apo ndonjë zyrtar tjetër siç bënë Kenia Mur dhe Mishel Nunez. Nuk duhet të presësh në radhë. Çifti mund të sjellë muzikën e vet dhe të gjithë anëtarët e familjes dhe miqtë që duan.

“Rinovimet janë shumë të bukura, dhe miqtë e mi më të ngushtë morën pjesë. Gjithçka shkoi për mrekulli.”

Hapësira, që kushtoi 12-milion dollarë përfshin një dyqan lulesh dhe sendesh të tjera dasmash, thotë punonjësja e bashkisë, Xheraldin Suini.

“Kemi unaza në rast se i keni harruar ato. Këto unaza janë elastike dhe i përshtaten çdo mase.”

Një tabelë elektronike njofton çiftet se kur është radha e tyre për t’u martuar.

Dominik dhe Elizabet Frezier u martuan kohët e fundit në praninë e gazetarëve.

Njerëzit që nuk flasin anglisht mund të marrin ndihmë nga përkthyesit me telefon. Madje çiftet mund të shkëmbejnë dëshirat e tyre të martesës nëse ato nuk janë shumë të gjata.

“Ceremonia zakonisht zgjat një ose dy minuta; ne e quajmë atë ‘ceremonia një minutëshe e Nju Jorkut’. Arsyeja është se ne na kërkohet me ligj që të martojmë të gjitha çiftet të vijnë.”

Java e 14 shkurtit, Dita e Shën Valentinin është më e ngarkuar se pjesa tjetër e vitit. Sigurisht që njerëzit të cilët duan të martohen në Nju Jork kanë edhe mënyra të tjera. Vizitorët mund të punësojnë një zyrtar përkatës dhe ta bëjnë martesën në çdo dite të vitit në një prej parqeve të qytetit apo madje edhe në një nga monument e tij, si Ura e Bruklinit. //kk//

XS
SM
MD
LG