Presidenti Barak Obama thotë se është gati të bëjë të gjitha përpjekjet për reformat e thella që ai premton në projekt-buxhetin e tij.
Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio dhe Internet, zoti Obama tha sot se e kupton që nuk do të jetë e lehtë të miratohet buxheti i ri. Ai thotë se disa klauzola do të hasin qëndresë nga lobistët dhe grupet e interesit, si për shembull planet për t'u dhënë fund subvencioneve dhe uljes së taksave për kompanitë e naftës dhe bankat.
Ai thotë se buxheti i plotëson premtimet që ai bëri gjatë fushatës presidenciale, përfshirë angazhimin për t'u dhënë fund uljes së taksave për amerikanët e pasur.
Në përgjigjen e republikanëve, senatori Riçard Bër kritikoi koston e
buxhetit të ri që parashikon mbi 3 trilionë dollarë shpenzime. Ai e
quan atë "rritjen më të madhe të shpenzimeve federale në historinë e
Shteteve të Bashkuara". //mm//