Lidhje

Imazhi i myslimanëve në SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit


Menazheri i një televizioni myslimano-amerikan është akuzuar për vrasje pasi gruaja e tij u gjet me kokë të prerë në një stacion televiziv në periferi të qytetit Bafalo të Nju Jorkut. Çifti e kishte krijuar televizionin Bridges (Urat) në vitin 2004 për t'iu kundërvënë paragjykimeve anti-islamike pas sulmeve terroriste të vitit 2001.

Policia në Orchard Park pranë Bafalos thotë se ky është krimi më mizor që kanë parë ndonjëherë.

Ata gjetën trupin pa kokë të Asija Hasanit tek televizioni Bridges, stacioni që ajo dhe bashkëshorti i saj, Muzamil Hasan, themeluan së bashku pesë vjet më parë.

Ai është akuzuar për vrasje dhe mbahet në paraburgim. Ja ç'thotë shefi i policisë Andrju Benc:

"Besoj se viktima, zonja Hasan, kishte kërkuar divorc dhe ia kishte dhënë letrat bashkëshorit të saj."

Muzamil Hasan erdhi në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë nga Pakistani dhe u bë bankier i suksesshëm.

Edhe Asija ishte profesioniste nga Pakistani. Çifti kishte dy fëmijë të vegjël.

Muzamil Hasan u intervistua nga korrespondenti i Zërit të Amerikës Mohamed Elshinavi në vitin 2006. Gjatë intervistës, zoti Hasan ia jepte meritën më të madhe gruas së tij për krijimin e televizionit Bridges për të luftuar ndjenjat anti-islamike pas sulmeve të 11 shtatorit.

"Prandaj, gruaja ime, duke qenë vetë nënë tha "ky nuk është mjedis i mirë për fëmijët dhe duhet të ketë një burim lajmesh, që t'u thotë amerikanëve se kush janë myslimanët dhe se ne jemi njerëz të mirë."

Familja Hasan e krijoi stacionin televiziv me kontributet e myslimano-amerikanëve.

Zyra e prokurorit të rrethit në distriktin Eri po heton nëse vrasja mund të jetë një nga të ashtëquajturat "vrasje nderi," si një rast i ngjashëm në Afganistan në vitin 2005. Policia dyshon se kjo spikere e re e një rrjeti televiziv u vra nga vëllezërit e saj sepse kishte transmetuar video moderne metonacione seksuale dhe kishte thyer tabu të tjera.

Afganistani është një prej shumë vendeve ku gratë janë vrarë nga pjesëtarët e familjes nën pretendimin se kanë turpëruar familjen.

Disa myslimano-amerikanë kanë shprehur shqetësim se njerëzit mund ta lidhin këtë lloj të ri krimi si dhe konceptin e vrasjeve të nderit me mësimet e Islamit.

Ish korrespondentja e televizioni Bridges, Sara Hasan, e cila e njihte familjen Hasan thotë se nuk do të spekullojë mbi motivin e vrasjes, sepse ajo i ka njohur ata vetëm nga ana profesionale. Ja ç'thotë gazetarja Hasan mbi ndikimin që mund të ketë krimi tek myslimano-amerikanët.

"Mendoj se komuniteti mysliman duhet ta trajtojë çështjen e abuzimit dhe dhunës në familje. Në këtë mënyrë, njerëzit nuk do t'i lidhnin vrasjet e nderit me Islamin. Feja islame nuk predikon aspak se mund ta vrasësh dikë që nuk vepron si pjesa tjetër e komunitetit."

Nihad Avad është drejtori ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhëniet Myslimano-Amerikane. Ai thotë se ka njerëz që po e përdorin këtë krim për të diskretituar myslimanët, por ata duhet ta kuptojnë se ky ishte një krim i tmerrshëm i kryer nga një individ.

"Dhuna në familje nuk njeh tradita, kufij, kulturë apo rajon. Ajo ndodh në shumë kultura, në shumë vende dhe nuk pasqyron asnjë sistem vlerash të ndonjë komuniteti."

Pas tragjedisë, televiozioni Bridges pezulloi transmetimet dhe publikoi këtë mesazh në fazen e tij të internetit.

Sara Hasan thotë se disa nga ish kolegët e saj nga ky televizion shpresojnë ta vazhdojnë misionin e tyre në një farë mënyre edhe për nder të Asija Hasanit.//mm//

XS
SM
MD
LG