Lidhje

Persekutimet në fshatin Mursi


Fshati Mursi i Sarandës është nga më të prekurit në Shqipëri nga krimet e regjimit komunist. Dhjetëra banorë nga ky fshat u pushkatuan dhe humbën jetën në internime.

Sot nipat dhe mbesat e tyre kanë ngritur në qendër të fshatit një memorial përkujtimor ku janë shënuar emrat e të gjithë viktimave të komunizmit. Banorët thonë se fshati mori ndëshkimin e egër të regjimit komunist pasi ishte buzë kufirit me Greqinë.

Njerëzit arrinin të kalonin telat me gjemba dhe kur ktheheshin arrestoheshin dhe përndiqeshin. Shumë prej banorëve e pësuan edhe se mbrojtën të drejtën e besimit othodhoks.Së shpejti në Ditar mund të ndiqni një kronikë të zgjeruar nga ky fshat i Sarandës.

XS
SM
MD
LG