Lidhje

Serbi: Kërkohet ndëshkimi i forcave serbe për krime në Kosovë


Një grup i të drejtave të njeriut në Serbi kërkoi ngritjen e akuzave kriminale kundër forcave speciale të policisë serbe për krime të kryera në Kosovë gjatë viteve ’90.

Në ankesën e Qendrës Ligjore Humanitare thuhet se pjesëtarë të njësisë së 37-të, të forcave speciale të Ministrisë së Rendit, kanë kryer vrasje të shumta dhe krime të tjera të rënda lufte në Kosovë, por deri tani nuk i janë nënshtruar procedurave ligjore.

Anëtarë të tyre, thuhet në ankesë, vazhdojnë të mbajnë poste të larta. Komandanti i kësaj njëzie Radoslav Mitrovic, është duke u gjykuar në Serbi nën akuzat për urdhërimin e vrasjes së 48 shqiptarëve në Suharekë në mars të vitit 1999. //iç//

XS
SM
MD
LG