Lidhje

Kontrolli i oreksit. Fëmijët me autizëm. Trajtimi i goditjeve në tru.


Studim mbi kontrollin e tundimit ndaj ushqimeve


Studimet e fundit tregojnë se burrat mund të jenë më në gjendje sesa gratë për të mposhtur ndjenjën e urisë. Shkencëtarët i kërkuan një grupi meshkujsh e femrash për t’i rezistuar tundimit për të ngrënë, ndërsa u vunë përpara ushqimet e tyre të preferuara. Eksperimenti tregoi se vetëm truri i meshkujve tregoi një pakësim të veprimtarisë në zonat që lidhen me ushqimin, duke lënë të kuptohet se ata mund të jenë më në gjendje për të kontrolluar oreksin.

Rastet e mbipeshës janë pak më të ulta tek burrat sesa tek gratë dhe studimi i ri lë të kuptohet se arsyeja e vetme për këtë qëndron në faktin se meshkujt mund të jenë biologjikisht më në gjendje për të mposhtur orkesin.

Shkencëtarët pranë laboratorit kombëtar Brookhaven në shtetin Long Ajland, morrën në shqyrtim 23 meshkuj e femra me peshë trupore normale dhe u vunë përpara ushqimet e tyre të preferuara. Pjesmarrësit nuk kishin ngrënë për 17 orë para këtij eksperimenti. Pastaj ata iu nënshtruan skanimit të trurit ndërkohë që shkencëtarët u ofronin ushqime të preferuara si pica, hemburger, mish, akullore e ëmbëlsira. Pjesmarrësve në eksperiment, të gjithë vullnetarë, u ishte thënë t’i rezistonin urisë duke mos e përfillur ose duke menduar gjëra të tjera, por jo ushqim.

Si meshkujt edhe femrat ndjenin më pak uri ndërkohë që luftonin me oreksin, por truri i meshkujve tregoi një rënie të veprimtarisë në zonat përgjegjëse për oreksin.

Shkencëtarët mendojnë se ky dallim mund të ketë lidhje me ndryshimet në hormone midis dy gjinive. Ata thonë se rezultatet e këtij ekserimenti lënë të kuptohet se femrat mendojnë se mund të kontrollojnë oreksin, por dëshira a tundimi i tyre i fshehur për të ngrënë mbetet e fortë, duke e bërë më të vështirë t’i bëjnë ballë ushqimit për një kohë të gjatë.

Pajisje që ndihmon fëmijët me autizëm


Dita, cdo ditë, e një personi me autizëm është e mbushur me ankth, izolim e keqkuptim. Sjelljet dhe shprehjet nga më të thjeshtat për një njeri normal, shpesh duken pa asnjë kuptim ose të ndërlikuara për ata që vuajnë nga autizmi. Kjo vjen për shkak të dallimeve neurologjike midis një njeriu normal dhe një tjetri me autizëm, që do të thotë se ata kanë probleme në të folur e të kuptuar qoftë edhe konceptet më të thjeshta . Autizmi është një sëmundje jo e rrallë; 1 në çdo 150 fëmijë në Shtetet e Bashkuara preket prej saj.

Kohët e fundit, një grup shkencëtarësh britanikë dolën me një pajisje të re të quajtur “Transporter” ose Transportues pamjesh e figurash shprehëse që përmirësojnë jetën e fëmijëve me autizëm. Këta fëmijë të ulur përpara televizorit përqëndrohen në pamje multiplikative që dërgon pajisja dhe angazhohen në diskutim e marrin pjesë në tregim. Mbi pamjet prej kartoni vendosen fytyra njerëzish që shprehin ndjenja nga më të ndryshmet, gëzim, hidhërim, habi, turp në varësi me ngjarjet që tregohen. Një fëmijë normal duke i parë ato ështëë në gjendje të përshkruajë e dallojë fytyrat e karaktereve. Por një fëmijë me autizëm ka probleme në komunikimin e ndjenjave. Duke e mbajtur shikimin të shpërqëndruar ai shmang fytyrat e të tjerëve dhe nuk është në gjendje të lexojnë emocionet e tyre. Pamjet e transmetuar nëpërmjet Transportuesit i nxisin fëmijët me autizëm pikërisht që të përqëndrohen. Eksperimenti me këtë pajisje u krye nga një grup shkencëtarësh në universitetin e Kembrixhit në Angli. Drejtuesi i grupit, doktor Simon Baron-Kohen thotë se nëpërmjet shoqatave bamirëse rreth 40 mijë aparate të tilla iu dhanë familjeve që kanë fëmijë me autizëm dhe sipas të dhënave, gjendja e këtyre fëmijëve është përmirësuar ndjeshëm.


Trajtimi i goditjeve në tru


brain1Mjekët australianë po përdorin një mënyrë të re për trajtimin e goditjeve në tru duke kryer një ndërhyrje intravenoze që çbllokon arterin dhe shpëton pacientin nga vdekja ose paaftësia kronike. Ka disa muaj që mjekët në spitalin mbretëror në Melburn po përdorin me sukses ndërhyrjen intravenoze tek pacientët që pësojnë goditje në tru. Në raste të bllokimit të artereve të gjakut në tru, pacienti merr ilaçe për shpërbërjen e grimcave të gjakut që bllokojnë qarkullimin. Me metodën e re, mjekët fusin në arter një pajisje i përbërë nga tel i hollë spiral që shtyhet në venë derisa prek grimcën që ka bllokuar rrjedhën e gjakut dhe e shpërbën atë. Efekti është i menjëherëshëm, rrjedha e gjakut çbllokohet dhe pacienti e merr veten shumë shpejt, pa ndonjë pasojë. Mjekët shpresojnë se gjithnjë e më shumë pacientë mund të përfitojnë nga kjo teknologji e re, e cila pritet të pakësojë dukshëm rastet e vdekjeve dhe paaftësitë kronike që shkaktohen nga goditjet në tru.

http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG