Lidhje

Shqipëri: Bien ndjeshëm shkëmbimet tregtare


Në Shqipëri treguesit e shkëmbimve tregtare për muajin janar të këtij viti ishin ndër më negativët e regjistruar prej shumë kohësh.

Importet shënuan një tkurrje drastike prej më shumë se 35 përqind krahasuar me muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Po ashtu në rënie por më të lehtë, ishin edhe eksportet të cilat vitin e kaluar deri në fund të nëntëmujorit të parë kishin patur rritje.

Ekspertë të ndryshëm e shikojnë këtë fakt si efekt i drejtpërdrejtë i krizës ekonomike globale e cila po jep tani ndikime të forta në ekonominë shqiptare. //ii

XS
SM
MD
LG