Lidhje

Gejts: Shqetësimet e presidentit Karzai mbi zgjedhjet janë legjitime


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, thotë se presidenti i Afganistanit ka shqetësime legjitime mbi zgjedhjet e ardhshme në vend dhe shtoi se po bëhen përpjekje për të shqyrtuar këto shqetësime.

Presidenti afgan Hamid Karzai i ka kërkuar zyrtarëve zgjedhorë të Afganistanit të afrojnë datën e zgjedhjeve nga gushti për në prill të këtij viti, para se të përfundojë mandati i tij presidencial në muajin maj.

Sekretari Gejts tha dje se ai i kupton shqetësimet e zotit Karzai por theksoi se do të jetë e vështirë që të organizohen zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta para muajit gusht.

Sekretari i Mbrojtjes i bëri këto komente gjatë takimit me homologun francez Hërv Morin në Pentagon.

Ai tha se po bëhen përpjekje që të gjehet një zgjidhje në mënyrë që qeveria të ketë legjitimitet gjatë periudhës maj-gusht. Sekretari tha se është i pamundur caktimi i një date për tërheqjen e trupave ndërkombëtare nga Afganistani. //ek

XS
SM
MD
LG