Lidhje

Mision i Nasës për të zbuluar jetë në Gjithësi


Agjencia amerikane e hapësirës NASA shpreson t'i hedhë edhe një herë dritë pyetjes së lashtë: A jemi të vetmit qenie njerëzore në univers? Dhe këto do të përpiqet ta bëjë me hedhjen në hapësirë të anijes Kepler, e cila niset sot nga Kepi Kanaveral i Floridës.

Në bord do të jetë një teleskop, që është ndërtuar specifikisht për të diktuar yjet që ndriçojnë herë pas here, shkaktuar nga udhëtimi i planeteve rreth tyre. Me rëndësi është të përcaktohet se sa kohë duhet që një planet të rrotullohet rreth yllit të tij.

Planetet me orbitë të shkurtër do të jenë të nxehtë dhe natyrisht që planetet me orbitë të gjatë do të jenë shumë të ftohtë. Misioni Kepler do të zgjasë 3 vjet e gjysëm dhe do të studjojë më shumë se 100 mijë yje. Studjuesit thonë se do të duhen disa vjet që të konfirmohet nëse ekzistojnë planete të ngjashëm me Tokën. //ad//

XS
SM
MD
LG