Lidhje

Të dërguarit amerikanë bisedojnë me Sirinë


Të dërguarit amerikanë u takuan të shtunën me zyrtarë sirianë në Damask, bisedimet e nivelit më të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Sirisë që nga viti 2005.

Ndihmës sekretari i shtetit në detyrë Xhefri Feltman tha se ai dhe zyrtari i Shtëpisë së Bardhë Daniel Shapiro diskutuan marrëdhëniet dypalëshe me ministrin e jashtëm sirian Ualid al-Moallem.

Zoti Feltman u tha gazetarëve amerikanë se të dyja palët arritën në një emërues të përbashkët për shumë tema. Ai tha se Siria mund të luajë rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur ambasador në Siri që kur Damasku mendohet se luajti rol në vrasjen e ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri në vitin 2005. Siria e ka mohuar akuzën.//ek

XS
SM
MD
LG