Lidhje

Presidenti Obama krijon një post të ri për çështje të grave


Presidenti Barak Obama bëri dje të njohur krijimin e një posti të ri për politikën e jashtme, që do të përqëndrohet tek çështjet e grave.

Presidenti emëroi Melani Verveer në postin e ambasadores për çështje ndërkombëtare të grave. Ajo do të punojë në Departamentin e Shtetit, nën Sekretaren Hillari Klinton.

Shtëpia e Bardhë thotë se pozicioni i ri pasqyron rëndësinë që kanë çështjet globale të grave për administratën e zotit Obama. Zonja Verveer më parë ka punuar si shefe e personelit për zonjën Klinton, kur ajo ishte Zonjë e Parë dhe po ashtu ka punuar si ndihmëse në Shtëpinë e Bardhë për ish presidentin Bill Klinton.

Ajo është gjithashtu bashkëthemeleuese dhe kryetare e Partneritetit Global “Vital Voices”, “Zëra vitalë”, një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse që investon në përgatitjen e grave për poste drejtuese. Kjo organizatë ka sjellë disa herë në Washington për kurse kualifikimi, edhe gra nga rajoni i Ballkanit.//lk

XS
SM
MD
LG