Lidhje

Presidenti Obama, i hapur të komunikojë me talebanët e moderuar


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se SHBA nuk po e fitojnë luftën në Afganistan dhe se ai është i hapur ndaj idesë për të komunikuar me elementët e moderuar të talebanëve.
Në një intervistë dhënë gazetës “ The New York Times”, zoti Obama thotë se pajtimi mund të jetë një nismë e rëndësishme, ndërsa SHBA rishikojnë strategjinë e re në Afganistan.

Por Presidenti tha se situata është shumë më e ndërlikuar në Afganistan se sa në Irak, ku udhëheqësit ushtarakë kërkuan komunikimin me ata që konsideroheshin fondamentalistë islamikë, të “cilët ishin të armiqësuar për shkak të taktikave të Al Kaidës”.

Zoti Obama tha se Afganistani është një rajon që historikisht nuk ka patur një qeveri të fortë, që ta kontrollojë të gjithë vendin, ku fiset e ndryshme kanë gëzuar pavarësi për të vepruar, gjë që e bën komunikimin me ta edhe më të vështirë.

Presidenti amerikan kohët e fundit miratoi dërgimin e 17 mijë trupave shtesë në Afgnaistan, për të luftuar me forcat talebane.//lk

XS
SM
MD
LG