Lidhje

Izrael: Ish presidenti Katsav përballet me akuzën e përdhunimit


Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka në plan të ngrejë ndaj ish presidentit Moshe Katsav akuzën e përdhunimit të një ish punonjëseje.

Ministria e Drejtësisë tha se përdhunimi është një nga akuzat me të cilën zoti Katsav do të përballet.

Ai dha dorëheqjen në vitin 2007 nga posti i presidentit, pasi katër gra e akuzuan për ngacmim seksual dhe një tjetër për përdhunim. Zoti Katsav i ka mohuar këto akuza. //ii

XS
SM
MD
LG