Lidhje

KEK hedh poshtë akuzat për diskriminim


Korporata energjetike e Kosovës hodhi poshtë sot akuzat e përfaqësuesve të komunitetit serb për diskriminim etnik gjatë furnizimit me energji elektrike.

Akuzat u bënë pas protestave të banorëve serbë në rajonin e Gjilanit, që për ditë me radhë janë pa energji elektrike. Zyrtarë të Korporatës Energjetike thanë se mungesa e energjisë është pasojë e defekteve dhe është politikë e kësaj korporate që të mos riparohen ato nëse nuk paguhen faturat e energjisë elektrike.

Njësoj, thonë ata, është duke u vepruar edhe në zona me shumicë shqiptare. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë Besim Abazi. //ek

XS
SM
MD
LG